Konvertimi i valutave

Llogaritësi i konvertimit valutor

Mos paguani më shumë për konvertimin e valutave dhe dërgimin e parave jashtë. Përdorni kalkulatorin e konvertimit të valutave online të Paysera dhe shihni tarifat më të mira të konvertimit në kohë reale. 

Konvertoni EUR në GBP, USD, PLN dhe dhjetra monedha të tjera përmes Paysera online ose me aplikacionin mobil Paysera

Vetëm klientët e Paysera mund të përdorin këtë veçori. Hapni llogari sot dhe filloni të konvertoni! 

#
#
#

Si të merrni kursin më të mirë për konvertim të valutave?

Klientë individual

Merrni kursin më të mirë të ofruar nga Paysera kur konvertoni deri në 500 EUR/muaj.

Gjithashtu, tarifa veçanërisht të favorshme zbatohen për ata që konvertojnë më shumë se 5,000 EUR njëherësh. Tarifa speciale aplikohet automatikisht.

Klientët e biznesit

Nëse konvertoni më shumë se 5000 EUR ne do t'ju ofrojmë një kurs konvertimi që do të jetë e vështirë të refuzohet.

Dhe në rast se biznesi juaj po tregton me vendet e huaja dhe konvertoni shuma më të mëdha në baza mujore na kontaktoni, dhe ne do t'ju ofrojmë një kurs konvertimi që do të jetë e vështirë të refuzohet.

Llogaritësi i konvertimit valutor në internet

Kontrolloni kurset e konvertimit në kohë reale dhe dërgoni para jashtë vendit 

Konvertoni valutat përmes aplikacionit

Mënyra më e mirë për të konvertuar valuta me Paysera është të përdorni aplikacionin tonë, i cili është falas, i përshtatshëm dhe i lehtë për t'u përdorur. 

1. Hapni aplikacionin Paysera në mobil. 
2. Shkoni tek transferet. 
3. Zgjedhni - Konvertimi i valutave. 
4. Vendosni monedhën dhe shumën që dëshironi të shisni ose blini dhe konfirmoni. 

Paysera ju siguron llogari me shumë monedha, kështu që ju mund të shihni të gjitha monedhat tuaja në një vend - në aplikacionin mobil Paysera

#
#

Konvertoni EUR në GBP, EUR në USD dhe më shumë! 

Me Paysera, ju mund të konvertoni para në dhe nga pothuajse 30 valuta. 

Më të njohurit janë EUR, GBP, USD, RUB, HUF, RON, BGN dhe PLN. Por ne gjithashtu mbështesim monedha më të rralla si JPY (Yen Japonez), HKD (Hong Kong Dollar), INR (Rupee Indiane), madje edhe XAU (Ari)- e cila nuk është saktësisht një monedhë, por blerja e saj funksionon njësoj si konvertimi i parave të rregullta. 

Pyetje të shpeshta në lidhje me konvertimin e valutave në internet

Merrni përgjigjet tuaja në lidhje me dërgimin e parave jashtë vendit
  1. Llogaria. Ju duhet të jeni një klient i Paysera për të përdorur konvertimin e valutave të Paysera. Nëse nuk jeni regjistruar ende, shkarkoni aplikacionin dhe hapni një llogari Paysera

  2. Rimbushja e llogarisë. Më pas, duhet të keni para në llogarinë tuaj. Mund ta rimbushni llogarinë tuaj duke bërë transfer bankare të rregullt në EUR, ose duke gjeneruar udhezimet për rimbushje, nëse dëshironi t'i dërgoni vetes para në një tjetër valutë.

  3. Konvertoni. Nëse keni para në llogarinë tuaj dhe dëshironi t'i konvertoni – hapni aplikacionin, klikoni në Transfer, pastaj Konvertimi i valutave, dhe kryeni një konvertim.

  4. Bilanci. Nëse dëshironi të shihni bilancin në valuta të ndryshme në aplikacionin tuaj, shkoni te ekrani kryesor i llogarisë suaj të pagesave dhe kaloni mbi bilancin në krye.

Nëse dëshironi të dërgoni para jashtë (për shembull, jo në EUR), mund të përgatisni transferin dhe të zgjidhni që paratë tuaja të konvertohen automatikisht gjatë dërgimit, ose fillimisht ta konvertoni atë në valutën e dëshiruar përmes aplikacionit (ose webit) dhe pastaj ta dërgoni.

Kur përdorni metodën e parë, sistemi do të konvertojë saktësisht shumën e nevojshme për transferin.

Dërgimi i parave jashtë përmes aplikacionit mobil Paysera
Për të kryer një transfer përmes aplikacionit, shkoni te Transfer, pastaj Transfer Bankar, plotësoni të dhënat e marrësit, pastaj zgjidhni llogarinë dhe valutën në të cilën dëshironi të bëni transferin. Plotësoni pjesën tjetër të informacionit të kërkuar dhe konfirmoni transferin. 

Dërgimi i parave jashtë përmes Paysera 
Kyçuni në bank.paysera-ks.com, në menunë në të majtë zgjidhni Transfer > Transfer Bankar, dhe plotësoni informacionin e kërkuar. 

Mos harroni të zgjidhni valutën e dëshiruar dhe llogarinë nga e cila dëshironi të bëni transferin.

Po. Mund të konvertoni valutën duke përdorur si aplikacionin Paysera ashtu edhe e banking. 
Për ta bërë këtë përmes e banking – kyçuni në bank.paysera-ks.com > në menunë në të majtë klikoni në Valuta > Konvertim i Valutave > zgjidhni llogarinë, shumën dhe valutën. Fondet e konvertuara do të shfaqen në llogarinë tuaj menjëherë pas konfirmimit. 

Po, një kurs më i mirë i konvertimit zbatohet automatikisht nëse konvertoni më shumë se 5000 EUR (si si klientë individual ashtu edhe si pronar i një llogarie biznesi). Dhe nëse vazhdimisht po konvertoni shuma më të mëdha parash, një tarifë më e mirë mund të ofrohet pasi të kontaktoni mbështetjen e klientit tonë.