Thjeshtoni udhëtimin tuaj financiar, në çdo hap të rrugës!
Që nga dita e parë, ne kemi qenë në një mision për ta bërë menaxhimin e parave më të thjeshtë dhe më të përballueshëm. Duke pasur përvojë 20 vjeçare tani dhe me një komunitet në rritje klientësh, mund të themi me siguri, se kemi përvojën dhe njohuritë që klientët tanë të kenë sukses kudo dhe në çdo kohë. Klientët tanë privatë dhe të biznesit gëzojnë shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe me tarifa të uleta, duke përfshirë transferet ndërkombëtare, këmbimin valutor dhe më shumë.
Me mjetet e duhura, të gjithë mund të menaxhojnë financat në mënyrë efikase!
Misioni
Vizioni
Ne filluam si institucioni i parë i parave elektronike në Lituani
Ne e kapëm pulsin herët dhe e kuptuam menjëherë - teknologjia është e ardhmja dhe me të, ne mund ta bëjmë menaxhimin e financave më të lehtë dhe më të arritshëm për të gjithë. Ky vizion bëri që Paysera të bëhej institucioni i parë i licencuar i parave elektronike në Lituani në 2012.
Me kalimin e viteve, ne vazhduam dhe vazhdojmë akoma, besimin tonë se shërbimet financiare nuk duhet të jenë të komplikuara ose të shtrenjta.
Tani ne jemi një lojtar global, me edhe më shumë për të ofruar
Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2004. Ajo që filloi me vetëm 3 punonjës tani është rritur në një ekip prej mbi 700 profesionistësh që punojnë në më shumë se 30 vende.
Misioni ynë na ka shtyrë gjithashtu të ndërtojmë një rrjet të fortë partnerësh të besueshëm dhe na ka lejuar të zgjerojmë gamën tonë të shërbimeve.
Sot, ne ofrojmë më shumë sesa thjesht transfere ndërkombëtare të përshtatshme. Zgjidhjet tona tani kujdesen për organizatorët e ngjarjeve, shitësit fizikë, dyqanet elektronike dhe klientët privatë. Me vetëm një llogari, klientët tanë marrin mundësi të pafundme.
Drejtuesit e Kompanisë
Më shumë informacione: Linkedin
Si rritemi ne?
Në vitin 2023, klientët tonë kanë kryer
më shumë se 10,6 mln transfere
në 20+ valuta të ndryshme.