Thjeshtëzim i rrugëtimit tuaj financiar, në çdo hap të tij!

Që nga fillimi, ne kemi pasur një mision për ta bërë menaxhimin e parave më të thjeshtë dhe më të përballueshëm. Duke qenë në biznes për 20 vjet tashmë dhe me një komunitet në rritje klientësh të kënaqur, mund të themi me siguri se kemi përvojën dhe njohuritë që klientët tanë të kenë sukses kudo dhe në çdo kohë. Klientët tanë privatë dhe të biznesit gëzojnë shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe me çmime të drejta, duke përfshirë transfertat ndërkombëtare, këmbimin valutor dhe më shumë.

Me mjetet e duhura, të gjithë mund të menaxhojnë financat me efikasitet!

#

Misioni ynë

Partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve financiare të shpejta, të përshtatshme, të përballueshme dhe shërbimeve që lidhen me këtë fushë.

Vizioni ynë

Krijimi i një super-aplikacioni lider në industrinë e shërbimeve financiare dhe ofrimin e shërbimeve globale që lidhen me këtë fushë.

Filluam si institucioni i parë i parasë elektronike në Lituani

Ne e kapëm situatën herët dhe e kuptuam menjëherë - teknologjia është e ardhmja dhe me të, ne mund ta bëjmë menaxhimin e financave më të lehtë dhe më të arritshëm për të gjithë. Ky vizion bëri që Paysera të bëhej institucioni i parë i licencuar i parasë elektronike në Lituani në 2012.

Me kalimin e viteve, ne vazhduam dhe vazhdojmë ende, besimin tonë se shërbimet financiare nuk duhet të jenë të komplikuara apo të shtrenjta.

Përse duhet të përdorni Paysera

Tashmë jemi një lojtar ndërkombëtar, me edhe më shumë për të ofruar

Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga 2004. Çfarë filloi me vetëm 3 punonjës, tashmë është rritur në një ekip prej më shumë se 700 profesionistësh në mbi 30 shtete.

Misioni ynë na ka shtyrë gjithashtu të ndërtojmë një rrjet të fortë partnerësh të besueshëm, dhe na ka lejuar të zgjerojë gamën tonë të shërbimeve.

Sot ne ofrojmë më shumë se vetëm transferta ndërkombëtare të përshtatshme. Zgjidhjet tona tani i shërbejnë organizatorëve të ngjarjeve, tregtarëve fizikë, dyqaneve online dhe klientëve privatë. Me vetëm një llogari, klientët tanë kanë mundësi të pafundme.

Drejtuesit e Kompanisë

#
CEO i Paysera LT, Marijus Plančiūnas
Marijus është një ekspert i IT dhe financave që themeloi, menaxhoi dhe konsultoi kompani dhe organizata të ndryshme. Kompetencat e tij u njohën nga agjencitë e marketingut dixhital, komunitetet online dhe përfaqësuesit e biznesit. Gjatë gjithë karrierës së tij, Marijus jo vetëm që ndihmoi kompanitë të konkurronin në internet, por ai është gjithashtu bashkëthemelues i një platforme pagese. Marijus iu bashkua Paysera në 2021, ku filloi si Menaxher i Dorëzimit dhe, që nga viti 2023, u emërua CEO i Paysera LT.
Më shumë informacion këtu:Linkedin
#
Zëvendës CEO i Paysera LT, Žydrūnė Putelytė
Duke filluar karrierën e saj në kompaninë Computer 2000, Žydrūnė më vonë u bë drejtoreshë e agjencisë Fujitsu Siemens Computers në Lituani dhe pasi provojë shijen e shitjeve të kompjuterëve, fitoi pozicionin Drejtore e agjensisë Apple në Lituani dhe Letoni. Žydrūnė fitoi njohuritë e kërkuara në sektorin financiar gjatë administrimit të Be Kredito. Më vonë, karriera e Žydrūnė e çoi atë në Paysera, ku në vitin 2020 u bë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.
Më shumë informacion në: Linkedin
#
Zëvendës CEO, Justina Šidlauskienė
Justina është një eksperte marketingu, e njohur si akademikisht dhe profesionalisht për ekspertizën e saj në sektorët e IT, adtech dhe fintech me përvojë nga kompani, si Oxylabs, Companial (ish 1ClickFactory), Adform dhe Siauliu bankas ndër të tjera. Në Paysera, Justina ka nisur rrugëtimin e saj si Shefe e Marketingut dhe PR, ku la shpejt gjurmët e saj. Në vitin 2023, Justina u emërua Zëvendës CEO.
Më shumë informacion këtu:Linkedin

Zhvillimi ynë

Të ardhurat tona:
#
Ne ofrojmë shërbime në më shumë se 100 shtete. Mbi 700 punonjës të zellshëm dhe të talentuar punojnë në kompanitë Paysera. Gjithçka e realizuar për 400 000 klientë që kemi.

Në 2023, klientët tanë kanë kryer
më shumë se 9,7 mln transferta
20+ monedha të ndryshme.

Shuma totale e transfertave mbi 11,2 bl EUR.