Çfarë është pagesa SEPA? Ndryshimi midis SEPA dhe SEPA Instant
Në gjuhën e përditshme dhe kur flasim me klientët, ne shpjegojmë pagesën SEPA si një transfertë të rregullt në EUR dhe SEPA Instant - si një transfertë urgjente në EUR. Por realisht, çfarë është një pagesa SEPA? Dhe si ndryshon nga ajo nga SEPA Instant?
Çfarë është SEPA?
SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) - transferta standarde brenda Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera që nuk janë pjesë e tij. Transfertat në Eur brenda kësaj zone kryhen në të njëjtat kushte brenda dhe jashtë vendit - pra në një vend tjetër anëtar i SEPA.
Shtetet SEPA 2021
Për momentin (2021, Janar) – SEPA përbëhet nga 36 vende Europiane (27 BE + 3 vende të Zonës Ekonomike Europiane (EEA) - Islandë, Norvegji dhe Lihtenshtajn + 6 vende jo anëtare të EEA - Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Vatikani, Monako, San Marino dhe Andorra). Në këtë listë janë edhe territoret që i përkasin vendeve të listuara.
Çfarë është një pagesë SEPA?
Pagesa SEPA – një transfertë parash nga një shtet SEPA tek një tjetër. Një pagesë SEPA kryhet përmes numrit IBAN të përfituesit. Transfertat SEPA sollën uljen e çmimeve të transfertave në Eur përtej kufijve duke i bërë më të shpejta dhe më të përshtatshme për përdoruesit.
Çfarë është një pagesa SEPA Instant?
SEPA Instant (e quajtur gjithashtu SEPA Instant Credit Transfers, ose SCT Inst) – transferta të menjëhershme në EUR ekzekutohen 24/7/365 dhe mbërrijnë tek përfituesi brenda sekondave
Kujt mund t’i dërgoj një transfertë SEPA Instant?
Pagesa SEPA Instant ekzekutohet vetëm, nëse të dy bankat dërguese dhe përfituese janë pjesë e skemës SEPA Instant.
Në këtë moment rreth 3000 banka nga 23 vende janë pjesë e skemës SEPA Instant. Kjo listë synon të zgjerohet duke lidhur të gjitha bankat e 36 shteteve SEPA dhe duke hequr kështu kufijtë gjeografikë për pagesa brenda Europës në të ardhmen.
Ndryshimet midis SEPA dhe SEPA Instant
SEPA | SEPA Instant | |
---|---|---|
Koha e transfertës | Deri në një ditë pune zyrtare | Menjëherë (për 10s) |
Çmimi * | Pa pagesë për individë 0,29 EUR për biznesin |
Pa pagesë për individë 0,29 EUR për biznesin |
Ditë ekzekutimi të transfertave | I-V, 8 AM - 8 PM (në ditët zyrtare të punës) UTC+3 | 24/7/365 |
Limitet e transfertës | - | 100,000 EUR |
Ku ekzekutohen transfertat? | Midis të gjitha bankave e shteteve anëtare të SEPA (36 vende) | Midis bankave që janë pjesë e skemës SEPA Instant (23 vende) |
* Çmimet në tabelë janë ato për klientët Paysera. Çmimet e bankave të tjera mund të ndryshojnë.
Si mund të kryeni një pagesë SEPA Instant, ose SEPA nga një llogari Paysera?
Pagesë SEPA
Nëse vendi juaj dhe vendi i përfituesit janë në zonën SEPA – transferta do të jetë automatikisht një transfertë SEPA dhe nuk ju nevojitet të kryeni veprime të tjera.
Pagesë SEPA Instant
Pas plotësimit të formularit të transfertës - kontrolloni, nëse transferta është shënuar si Urgjente. Nëse banka e përfituesit është pjesë e SEPA Instant – do të shikoni se pagesa do të ekzekutohet falas brenda sekondave (nëse jeni individ). Nëse banka e përfituesit nuk është pjesë e SEPA Instant - nuk do të keni mundësi të shihni opsionin Urgjent.